Një ish-lojtar i Evertonit i cili ka luajtur me Wayne Rooney, është dënuar me 20 vjet burgim sipas raportimeve të fundit. Bëhet fjalë për Li Tie, një futbollist që ka 40 paraqitje për klubin anglez e që më vonë u transferua tek Sheffield United, i cili ka marrë këtë dënim nga një gjykatë në Kinë.Ish-përzgjedhësi i kombëtares së Kinës është shpallur fajtor për dhënie dhe marrje të ryshfetit për 11.9 milionë euro mes 2015 dhe 2021, siç kanë raportuar mediat e shtetit këtë të premte.Ai kishte qenë nën hetime që nga viti 2022 për thyerje serioze të ligjit, ka raportuar The Independent.
Kjo vjen pasi qeveria kineze rriti përpjekjet e tyre për të ndalur korrupsionin në futbollin kinez, ku me qindra zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kinës u hetuan ose u dënuan.Gjatë muajit mars, ish-shefi i kombëtares së Kinës, Chen Xuyuan, ishte dënuar me burg të përjetshëm për ryshfet prej 8.7 milionë euro.Li është njëri prej futbollistëve më të famshëm në Kinë dhe kishte përfaqësuar shtetin e tij në 92 ndeshje, duke përfshirë një paraqitje në Kupën e Botës 2002.Ai më pas mori drejtimin e Kinës, por aty dyshohet se kishte përzgjedhur disa lojtarë të veçantë për t’i ftuar, në këmbim të një shume parash prej 5.4 milionë eurosh.47-vjeçari më pas kishte pranuar se kishte aranzhuar rreth 300 mijë euro për të mbajtur pozitën e tij në kombëtare, teksa ai ishte akuzuar edhe për trukim të ndeshjeve gjatë kohës sa ishte trajner i Hebei China Fortune dhe Wuhan Zall./Telegrafi/