Please enter at least 3 characters.

Ish-oficeri i Forcave Ajrore ruse: Putin ka frikë nga revolta e gjeneralëve

2022/10/1-105.jpg
476:"LYMAN, UKRAINE - OCTOBER 05: A view of destroyed armored vehicles and tanks belonging to Russian forces after Russian forces withdrawn from the city of Lyman in the Donetsk region (Donetsk Oblast), Ukraine on October 05, 202. Russian troops withdrawn from Krasny Port due to threat of siege as Kyiv had said that thousands of Russian soldiers were encircled by Ukrainian forces in the city of Lyman in the Donetsk region. (Photo by Metin Aktas/Anadolu Agency via Getty Images)
31:"Anadolu Agency via Getty Images

Një ish-oficer i Forcave Ajrore ruse i tha BBC-së, se Vladimir Putin ka frikë nga një revoltë nga gjeneralët e tij.

Gleb Irisov, ish-oficer i arratisur nga Rusia, ka punuar gjithashtu si ish-korrespondent ushtarak për një agjenci ruse të lajmeve, transmeton Telegrafi.

Ai thotë se e njeh mirë komandantin e ri rus, të ngarkuar me luftën në Ukrainë, Sergei Surovikin.

Irisov theksoi se Surovikin është emëruar në këtë pozitë sepse është “thellësisht besnik” ndaj regjimit rus dhe vetë presidentit Putin.

Megjithatë pranoi se presidenti rus “tani po ka frikë nga një lloj revolte nga gjeneralët”.

Ish-oficeri i Forcave Ajrore ruse thotë se filloi t’i kundërshtojë autoritetet ruse derisa akoma ishte në ushtri, para se gjithash për faktin se udhëheqësia ushtarake, por edhe politika i neglizhon ushtarët e vet.

Luftën ruse në Ukrainë e ka përshkruar si “katastrofale për Ukrainën dhe Rusinë”, dhe një rrezik i madh për tërë botën.

Irisov është pesimist për shanset e ndryshimit të regjimit në Rusi në një të ardhme të afërt, pavarësisht “numrit të madh të viktimave dhe pasojave të rënda ekonomike” nga lufta në Ukrainë. /Telegrfi/