Please enter at least 3 characters.

Ish-deputetja Shukrije Bytyqi i bashkohet AAK-së

2021/01/137517443_2369542759836791_6535337606252047655_o.jpg

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se AAK-së i është bashkuar ish-deputetja Shukrije Bytyqi.

"Nga sot familjes sonë të përbashkët politike, iu bashkua edhe ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Shukrije Bytyqi", ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

"Ajo ka përfunduar Master në Shkencat Natyrore dhe do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e parakohshme, me propozim të degës së Aleancës në Malishevë", ka shtuar tutje ai.

Postimi i plotë i Haradinajt:Nga sot familjes sonë të përbashkët politike, iu bashkua edhe ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Shukrije Bytyqi.Ajo ka përfunduar Master në Shkencat Natyrore dhe do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e parakohshme, me propozim të degës së Aleancës në Malishevë.Znj. Shukrije, mirë se erdhe në Aleancë!