Ish-boksieri i famshëm kosovar lë cigaren pas 50 vjetëve!
18/11/2016
Ish-boksieri i famshëm, Mehmet Bogujevci vjen më një lajm të mirë.
Bogujevci, që aktualisht është sekretar i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), ka vendosur të lë cigaren.
Bogujevci në pranin e drejtuesve te FBoxK-së është “shkurorëzuar” me cigaren.
“Pas plotë 50 viteve, sot kam vendosur ta lë cigaren. Boll kam pi cigare”, ka thënë Bogujevci.
Bogujveci i takon gjeneratës së artë të Klubit të Boksit Prishtina, duke fituar gjashtë herë titullin e kampionit në ish-Jugosllavi dhe duke fituar shumë medalje ndërkombëtare. /KosovaPress/


