Please enter at least 3 characters.

Isco dëshiron të mbetet te Real Madridi

2019/04/Isco-Real-Madridi.jpg
277:"MADRID, SPAIN - MARCH 16: Isco of Real Madrid celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the La Liga match between Real Madrid CF and RC Celta de Vigo at Estadio Santiago Bernabeu on March 16, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Isco Alarcon dëshiron të mbetet edhe pas këtij sezoni pjesë e klubit të madh spanjoll, Real Madridi.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Isco nuk ka dëshirë të transferohet në verë dhe po dërgon 'mesazhe të qarta' në hierarkinë e klubit.

26-vjeçari është kthyer të luaj një rol të rëndësishëm për kampionët evropianë që nga kthimi i Zinedine Zidane si trajner, pas një kohe si i 'zhdukur' në ekipin e parë.

Isco Alarcon (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Mesfushori spanjoll nuk ka filluar asnjë ndeshje në La Liga ose në Ligën e Kampionëve nën urdhrat e Santiago Solarit, i cili u shkarkua muajin e kaluar, por tani me Zidanen ka fituar disa herë formacionin titullar.

Isco ka një kontratë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2021 dhe ka gjetur golin në fitoren e fundit të ligës ndaj Celta Vigos dhe Huescas. /Telegrafi/