Please enter at least 3 characters.

Irani në bisedime me Rusinë për t`i shitur ujin që bën armë bërthamore

2016/04/Irani.jpg

Irani po zhvillon bisedime me Rusinë për t’i shitur asaj rreth 40 tonë të ujit të rëndë nga programi bërthamor iranian, citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm i Iranit.

Sipas marrëveshjes bërthamore historike të vitit të kaluar, mes Iranit dhe fuqive botërore, Teherani është i detyruar të ul aksionet për ujin e rëndë, i cili është një komponent për të bërë armë bërthamore dhe për prodhimin e energjisë bërthamore.

Ai nuk është radioaktiv dhe marrëveshja bërthamore i jep Iranit të drejtën për ta shitur dhe disponojë me kushte të caktuara.

Ministri Abbas Araqchi, i cili është gjithashtu një negociator i lartë për material bërthamor, ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë blerësi i parë i ujit të rëndë iranian dhe se disa fuqi të tjera të botës, duke përfshirë edhe Rusinë, janë duke u interesuar për të blerë atë gjithashtu.

"Ne jemi duke negociuar me Rusinë për të shitur 40 ton ujë të rëndë", tha ai.

Ministria e jashtme ruse konfirmoi se Moska është duke konsideruar blerjen, raporton Yahoo news.