iPhone 6C vjen vitin e ardhshëm?
Mirëpo, tani janë dukë qarkulluar edhe disa zëra të cilët thonë se Apple është duke menduar të krijojë edhe një version më të vogël të telefonit të saj, i cili do ta ketë ekranin me 4 inç.
Modeli më i ri i iPhone nuk do të jetë sikurse iPhone 5C me mbështjellës prej plastike, por në vend të kësaj pajisja në thelb do të jetë një version më i vogël i iPhone 6s dhe do të vijë me dizajnin e njëjtë dhe opsionet e njëjta të ngjyrave.
Lajmi vjen nga analisti KGI Securities, Vlerë Ming-Chi Kuo i cili ka një rekord të mirë të saktësisë së informacioneve që lidhen me Apple.
Një model i ri i iPhone me 4 inç patjetër se do të përshtatej në formacionin e ri të telefonave të Apple dhe do të apelonte tek klientët që duan procesorin më të fundit nga Apple, por me një ekran të vogël.
Pajisja pritet të nisë në pjesën e parë të 2016, ndoshta dikur në tremujorin e parë ose në fillim në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm. (Telegrafi)


