Please enter at least 3 characters.

iOS 8 tani në 46 për qind të pajisjeve të Apple

2016/01/ios-8-tani-n-euml-46-p-euml-r-qind-t-euml-pajisjeve-t-euml-apple_hd.jpg

Ndërsa, tani Apple ka lëshuar të dhënat e reja zyrtare mbi shkallën e adoptimit të iOS 8 në faqen e saj - App Store Distribution, dhe shkalla e adoptimit të iOS 8 tani ka arritur në shifrën masive prej 46 për qind.

Shkalla e adoptimit të iOS 7 tani është në 49 për qind, dhe versionet e mëparshme të iOS janë në 5 për qind. Këto shifra përfshijnë edhe modelet e reja të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, që kanë dal në shitje javën e kaluar.

Dje gjatë ditës, Apple raportoi shitjet prej 10 milionë njësive të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, dhe kjo shifër i ka kaluar sasitë e shitjeve të vitit të fundit, edhe pse ajo gjithashtu përfshin edhe modelet e iPhone 6 që janë shitur me para-porosi. (Telegrafi)