Investime të reja në institucionet parashkollore në Gjilan, Hyseni: Edukimi i hershëm, prioritet i yni
Komuna e Gjilanit njofton se po vazhdojnë investimet në institucionet parashkollore.
Me këtë ryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar vend punishtet për të parë ecurinë e punimeve.
“Në vetëm një mandat kemi filluar ndërtimin e 5 çerdheve të reja publike, një investim i jashtëzakonshëm prej rreth 3 milionë euro, nga të cilat 99% janë të mbuluara nga Qeveria e Kosovës, me përkushtimin e kryeministrit Albin Kurti për komunën tonë”, tha Hyseni.
Hyseni theksoi përkushtimin e tyre për edukimin e hershëm të fëmijëve dhe përkrahjen e prindërve në rrugëtimin e fëmijëve të tyre.
“Është përkushtimi ynë për edukimin e hershëm, përfshirjen e fëmijëve në institucione cilësore dhe përkrahjen e prindërve në rrugëtimin e tyre profesional”, shtoi ai. /Telegrafi/


