Please enter at least 3 characters.

Intervistohen nga policia dy të mitur nga Istogu që po bashkëjetonin pa pëlqimin e prindërve

2021/01/03d3d42e60aaf533c4f96ab39c9ddc12.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “Bashkësia jashtë martesore me personin nën moshën 16 vjeçare” në Istog.

Sipas raportit të policisë thuhet se në stacionin policor janë paraqitur i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima femër kosovare të cilët kanë deklaruar se janë duke bashkëjetuar edhe përkundër pëlqimit të prindërve të viktimës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima pas intervistimit të dërgohet tek prindërit e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/