Please enter at least 3 characters.

Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Mitrovicë, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth.

Sipas njoftimit, ndërhyrjet do të përfshijnë punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, me qëllim mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të zeza.

Punime në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Dervish Hima”, “Agim Ramadani Katana”, “Enver Haliti”, “Nezir Mifatri”, në Parkun e Qytetit, fshatin Zasellë dhe Vërrnicë.

Ndërsa, intervenime në rrjetin e kanalizimit janë planifikuar në rrugët “Kadri Bistrica”, “Vëllezërit Aushi”, “Rifat Dedia” dhe “Bislim Bajgora”.

Nga kompania kanë bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura.

"Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht", thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/