Please enter at least 3 characters.

Interi shopping te Roma

2017/05/GettyImages-617498170-e1493711940848.jpg
221:"ROME, ITALY - OCTOBER 23: Kostas Manolas of Roma in action during the Serie A match between AS Roma and US Citta di Palermo at Stadio Olimpico on October 23, 2016 in Rome, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Rezultatet negative të gjashtë ndeshjeve të fundit, duket se kanë përcaktuar përfundimisht të ardhmen e Stefano Piolit, larg pankinës zikaltër.

Inter është në kërkim të një trajneri të ri, për t'i besuar projektin e ringritjes së klubit dhe Stefano Pioli nuk ka bindur aspak, pasi ka dështuar në të gjitha përballjet me ekipet e mëdha italiane.

Dëshira e "Suning" është Antonio Conte ose Diego Simeone, por asnjëri prej tyre nuk duket i gatshëm të vijë në krye të Interit këtë sezon, ndaj sytë janë hedhur nga Luciano Spalleti. Trajneri aktual i Romës është kërkuar nga Inter edhe kur drejtonte Zenitin, por siç raportojnë mediat italiane, palët tani janë më pranë se kurrë.

Gjithsesi, krahas trajnerit, drejtuesit e Interit kanë hedhur sytë edhe te dy dhe tre futbollistë të verdhekuqve. Mbrojtësi grek Kostas Manolas duket pranë zikaltërve dhe mesfushori holandez Kevin Strootman pëlqehet gjithashtu shumë, por ditët e fundit ka dalë në skenë një emër i madh, transmeton TCh.

Bëhet fjalë për mesfushorin dhe kapitenin e Romës Daniele De Rossin, i cili është duke negociuar rinovimin e kontratës me klubin kryeqytetas, por palët nuk kanë akoma akord për kohëzgjatjen.

Inter duket i gatshëm t'i ofrojë De Rossit një kontratë dy vjeçare, me një pagë prej 5.5 milionë eurosh në sezon, për ta bindur të transferohet në Milano. De Rossi është një emër i madh në futbollin italian e ndërkombëtar dhe Inter shikon te ai, futbollistin e duhur për të sjellë eksperiencë dhe karakter në ekip.

Kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi i kampionatit, tregun e Serise A ka filluar të ndizet dhe premton surpriza.