Interi së shpejti do t'i ofrojë Icardit rritje rroge, por edhe klauzolë
242:"MILAN, ITALY - MAY 12: Mauro Icardi of FC Internazionale salutes at the end of the Serie A match between FC Internazionale and US Sassuolo at Stadio Giuseppe Meazza on May 12, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images )
(Foto: Getty Images)
12:"Getty Images
16/05/2018
Interi është i gatshëm t'i ofrojë Mauro Icardit kontratë të re.
Argjentinasi pritet të ketë rrogë vjetore tetë milionë euro dhe një klauzolë 180 milionëshe.
Zikaltrit dëshirojnë të blindojnë yllin e tyre nga ofertat joshëse të Real Madridit, Bayern Munichut, Chelseat dhe Manchester Unitedit.
Sipas FCInterNews, propozimi i klubit është deri në vitin 2023 dhe rritja e rrogës.
Klauzola e lojtarit aktualisht është 120 milionë euro dhe vlen vetëm për klubet jashtë Italisë.
Nëse Interi nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri, atëherë ai mund të mendojë seriozisht largimin.
Por, edhe klubi mund ta shesë për shkak të detyrimeve të mundshme në Fair Playn Financiar.
Deri më tani Icardi ka shënuar 28 gola në Serie A. /Telegrafi/


