Please enter at least 3 characters.

Interi prezanton fanellat e reja me disa risi - luajnë me to ndaj Empolit

2019/05/C_29_fotogallery_1025530__ImageGallery__imageGalleryItem_17_image-e1558536619236.jpeg

Ajo që ishte zbuluar prej disa javësh në media, konfirmohet tashmë nga vetë klubi i Interit.

Zikaltrit kanë publikuar fanellën e parë të sezonit të ardhshëm e cila vjen me një risi.

Në qendër aty ku shkruhet edhe emri i sponsorit teknik ‘Pirelli’, vijat e zeza dhe të kaltra janë vendosur vertikalisht.

Pjesa tjetër e fanellës e cila është me jakë ‘V’ përbehet nga vizat e bardha si te krahët ashtu edhe te jaka, ndërsa logo e sponsorëve Nike dhe Pirelli gjithashtu janë shkruar me ngjyrë të bardhë.

Interi do ta inaugurojë fanellën e re të dielën ndaj Empolit në ndeshjen e fundit të këtij sezoni e cila vlen një vend në Ligwn e Kampionëve.

Përveç një pjese e lojtareve të skuadrës së femrave për të prezantuar fanellën e re janë përzgjedhur edhe Milan Skriniar, Danilo D’Ambrosio, Mateo Politano dhe Lautaro Martinez. /Telegrafi/