Interi pëson një goditje të rëndë – lëndohet ylli i ekipit para ndeshjes ndaj Barcelonës
Interi ka konfirmuar se Marcus Thuram ka pësuar një lëndim dhe mund të ketë vështirësi që të rikthehet në kohë për duelin ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Thuram ishte në aksion kur ndihmoi Bayern Munichun në çerekfinale te Ligës së Kampionëve mbrëmjen e së mërkurës.Ai luajti 90 minuta të plotë teksa ekipi i tij siguroi gjysmëfinalen ndaj Barcelonës, megjithatë, pjesëmarrja e tij ndaj gjigantit spanjoll tashmë është në dyshime të mëdha pas lëndimit që ka pësuar.Sky Italia ka raportuar se francezi me gjasë do të pushohet këtë vikend dhe gjithashtu mund të mungojë në ndeshjen e dytë ndaj Milanit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.Sidoqoftë, Thuram mund të rikthehet për takimin ndaj Romës para ndeshjes së parë ndaj Barcelonës.


