Please enter at least 3 characters.

Interi nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Sassuolos

2019/01/Danilo-DAmbrosio-e1547933127633.jpg
290:"MILAN, ITALY - JANUARY 19: Danilo D'Ambrosio of FC Internazionale is challenged by Kevin Prince Boateng of US Sassuolo during the Serie A match between FC Internazionale and US Sassuolo at Stadio Giuseppe Meazza on January 19, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas dy fitoreve radhazi, Interi nuk arriti më shumë se një barazim pa gola në Serie A kundër Sassuolos.

Zikaltrit mbajtën më shumë topin, por mysafirët treguan se kishin udhëtuar në Milano për të marrë pikë.

Rastin e parë në takim e kishte Sassuolo, ishte Manuel Locatelli ai që rrezikoi portën e Samir Handanovic në minutën e 14, tjetër rast për gol për mysafirët ishte ai i Domenico Berardit (24').

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Matteo Politano lëshoi rast të mirë për gol në minutën e 31-të, ndërsa raste serioze për gol nuk kishte më në pjesën e parë.

Ishte Sassuolo që krijoi edhe rastin e parë serioz në pjesën e dytë, por Handanovic bëri një pritje fantastike duke ia mohuar Kevin-Prince Boatengut golin.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në fundin e pjesës së dytë ishin zikaltrit që kërkuan golin, por nuk e arritën dhe në fund nuk arritën të rrëmbejnë më shumë se një pikë.

Pas këtij barazimi skuadra e Luciano Spallettit renditet në vendin e tretë me 40 pikë, kurse Sassuolo në pozitën e 12-të me 26 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Interit është kundër Torinos, ndërsa Sassolo luan ndaj Cagliarit. /Telegrafi/