Please enter at least 3 characters.

Interi konfirmon lëndimin, Lautaro mungon ndaj Lazios

2019/03/Lautaro-Martinez-1.jpg
283:"MILAN, ITALY - MARCH 17: Lautaro Martinez (C) of FC Internazionale celebrates the victory with his team-mates at the end of the Serie A match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on March 17, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi ka konfirmuar se sulmuesi Lautaro Martinez do të humbasë vizitën e së dielës te Lazio në Serie A pas një dëmtim të kofshës.

Martinez u largua nga loja gjatë fitores 1-0 të Argjentinës kundër Marokut më parë gjatë javës, e cila ishte loja e dytë ndërkombëtare që ai luajti si titullar.

Me të mbërritur në Itali, klubi Nerazzurr ka ftuar lojtarin për vizita mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit të tij.

Interi ka njoftuar që 21-vjeçari ka tërhequr muskujt 'rectus femoris' në kofshën e djathtë dhe ky dëmtim do të vlerësohet përsëri javën e ardhshme.

Kështu, sulmuesi argjentinas, i cili ishte titullar në të gjitha ndeshjet që nga mungesa e Mauro Icardit, do t'i mungojë Interit të dielën ndaj Lazios.

Tani mbetet për t'u parë nëse Interi do ta rikthej përsëri Icardin, i cili rifilloi trajnimin e plotë të martën. /Telegrafi/