Please enter at least 3 characters.

Interi fiton ndaj Brescias dhe kthehet në krye të tabelës

2019/10/BersciaInter-2-e1572386140959.jpg
348:"BRESCIA, ITALY - OCTOBER 29: Lautaro Martinez (C) of FC Internazionale celebrates with his team-mates Nicolo Barella (R) and Romelu Lukaku (L) after scoring the opening goal during the Serie A match between Brescia Calcio and FC Internazionale at Stadio Mario Rigamonti on October 29, 2019 in Brescia, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi është kthyer në krye të tabelës pas fitores prej 2-1 që e realizoi si mysafir i Brescias në kuadër të xhiros së dhjetë në Serie A.

Një fillim më i mirë i Nerazzurrëve, të cilët e zhbllokuan rezultatin në minutën e 23-të, kur një goditje e Lautaro Martinez u devijua dhe u ndal në portën e Enrico Alfonsos.

Me këtë epërsi minimale të mysafirëve, skuadrat shkuan në pushim, duke qenë se në minutat e mbetura të gjysmës së parë nuk pati shumë raste të rrezikshme.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images)

Pjesa e dytë filloi me dy raste të njëpasnjëshme të vendasve, me Mario Balotellin dhe Alfredo Donnarumman që nuk arritën ta kalonin portierin Samir Handanovic.

Porse në minutën e 63-të, Romelu Lukaku shkoi në një solo aksion dhe realizoi gol të bukur me një goditje me të majtën nga jashtë zonës.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Me një autogol të Milan Skriniar (76'), Brescia u kthye në lojë dhe në minutat e mbetura tentoi vazhdimisht që ta barazonte rezultatin, por pa sukses.

Kjo fitore e pozicionon Interin në krye të tabelës në Serie A me 25 pikë, dy më shumë se Juventusi që të mërkurën luan kundër Genoas.

Brescia, nga ana tjetër, mbetet në zonën e rrezikut me vetëm shtatë pikë të arkëtuara nga dhjetë ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x7n8gzr

https://www.dailymotion.com/video/x7n8hda