Interi e ka gjetur në kampionatin italian zëvendësuesin ideal të Lautaro Martinez
06/12/2024
Sulmuesi i Bolognas, Santiago Castro, është identifikuar si zëvendësues ideal i Lautaro Martinez në rast se ‘Nerazzurrët’ dhe kapiteni i tyre vendosin që të ndajnë rrugët në të ardhmen. Sipas një raportimi nga Sprot Mediaset, Interi tashmë po ndjekë me kujdes progresin e sulmuesit 20-vjeçar, njësoj siç po bën edhe Juventusi.Nuk pritet që të ketë ndonjë lëvizje për lojtarin në të ardhmen e afërt, duke marrë parasysh se Martinez së fundmi nënshkroi një kontratë afatgjatë gjatë gushtit, por profili i tij i ka pëlqyer drejtuesve të klubit.Castro së fundmi mori një nofkë të re ‘Torito’ duke iu referuar ngjashmërive që ka ai me Martinezin me këtë të fundit që mban nofkën ‘El Toro’.


