Please enter at least 3 characters.

Interi dhe Barça arrijnë marrëveshje për Rakiticin?

2019/02/Rakitic-e1550733339594.jpg
276:"SEVILLE, SPAIN - JANUARY 21: Ivan Rakitic of FC Barcelona celebrates after scoring the first goal for FC Barcelona during the La Liga match between Real Betis and Barcelona at Estadio Benito Villamarin on January 21, 2018 in Seville, . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori kroat, Ivan Rakitic është afër transferimit nga Barcelona te Interi për 40 milionë euro, sipas Gazzetta dello Sport.

Nerazurrët fillimisht ofruan 35 milionë euro, por katalanasit kërkojnë dhjetë milionë më shumë se sa ofrojnë italianët.

Por, duket se dy klubet kanë gjetur një gjuhë të përbashkët dhe së shpejti do të përfundojnë punën e kroatit.

Ivan Rakitic dhe Luka Modric (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Udhëheqësit e Interit, Giuseppe Marrotta dhe Piero Ausilio mbajtën një takim sekret me kolegët e tyre nga Camp Nou, pasi fillimisht ranë dakord për një kontratë tre-vjeçare me reprezentuesin e Kroacisë.

Rakitic është anëtar i Barcelonës që katër vjet e gjysmë, ka fituar tre tituj të La Ligas, Ligën e Kampionëve, katër fitues i Copa del Rey, dy SuperKupa të Spanjës, UEFA Super Cup dhe Kampionatin Botëror të Klubeve.

Deri më tani futbollisti ka pasur 158 paraqitje në fanellën e blaugranave dhe ka shënuar 23 gola në të gjitha garat.

Ndryshe, gjatë karrierës 19-vjeçare si futbollist ka luajtur edhe për skuadrat e tilla si Sevilla, Schalke 04 dhe Baselin. /Telegrafi/