Please enter at least 3 characters.

Interesante, gomari sheh djallin, gjeli sheh engjëjt

2017/02/2-1.jpg

Gomari sheh djallin dhe gjeli sheh engjëjt. Ta dëgjosh këtë thënie profetike prej njerëzve që thonë “besojmë vetëm në atë që shohim”.

Por aftësia e sistemit të shikimit të njeriut është e limituar. Gjithsesi krijesa të ndryshme kanë nivele të ndryshme në dallimin e dritës dhe rrezeve.

Por shkenca vërteton se njeriu nuk mund të shikojë mbi nivelin e rrezeve Infra të kuqe dhe as nën nivelin e rrezeve Ultra Violet, shkruan mapo.al. Mirëpo te gjelat dhe gomarët limiti ndryshon.

Rrezet Infra të kuqe janë 527 watt. Syri i njeriut maksimumi që arrin të shohë është deri në 445 watt që është edhe temperatura e dritës normale. Ndërsa rrezet Ultra Violet janë nën nivelin e shikueshmërisë njerëzore. Ato janë vetëm 32 watt.

SHTROHET PYETJA:

Si kanë mundësi që gomarët të shohin djajtë dhe gjelat të shohin engjëjt?

Gomarët kanë mundësi të shohin përtej rrezeve infra të kuqe. Ndërsa djalli i cili është prej xhindeve është i krijuar nga zjarri. Dhe rrezet infra të kuqe më se shumti kanë origjinë nga nxehtësia dhe zjarri. Temperaturat mbi 527 vatt janë rreze Infra të Kuqe.

Nga ana tjetër gjelat e fushës shohin përtej rrezeve Ultra Violet. Ndërsa, engjëjt janë krijuar prej dritës ndërsa rrezet Ultra Violet janë niveli më i ulët i temperaturës pra 32 watt i pakapshëm për syrin e njeriut. Mirëpo, jo i tillë edhe për syrin e gjelave të fushës.