Please enter at least 3 characters.

Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komod Cagliarin në udhëtim

2024/12/inter-3.jpg

Interi ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Cagliarit në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit italian. Rastin e parë serioz Interi e pati në minutën e 28-të me Lautaro Martinez, por argjentinasi nuk ia doli ta gjejë rrugën e rrjetës.‘Nerazzurrët’ golin e epërsisë e gjetën në pjesën e dytë, kur Nicolo Barella (53’) bëri një harkim të bukur brenda zonës për ta gjetur kokën e Alessandro Bastonit për 1-0.

Edhe tek goli i dytë protagonist ishte sërish Barella, i cili kësaj radhe asistoi në minutën e 72-të për Lautaro Martinez, i cili realizoi për rezultatin 2-0.Për epilogun përfundimtar të këtij takimi u përkujdes Hakan Calhanoglu i cili në minutën e 78-të u tregua i saktë nga penalltia për rezultatin 3-0.

Inter kështu e mbyll me fitore vitin 2024, teksa sfida e tyre e radhës do të jetë më 2 janar të 2025 ku do të luajnë në gjysmëfinale të Superkupës së Italisë ndaj Atalantas.Momentalisht Interi mban pozitën e parë në Serie A me 40 pikë të grumbulluara, po aq sa ka edhe Napoli në vendin e dytë, me këta të fundit që nesër (e diel) presin Venezian në shtëpi./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore