Intelektualët dhe Skifterët festuan deri në orët e vona (Foto)
12/06/2015
Tifo grupet Intelektualët dhe Skifterët festuan para teatrit të qytetit me fishekzjarre dhe mjete piroteknike.
Dy dyja ekipet siguruan nga një vend në Superligë pas ekzekutimit të penalltive. KF Gjilani mposhti klubin e Vllaznimit nga Gjakova ndërsa, KF Drita atë të Flamurtarit nga Prishtina.
“El Anamorava” apo derbi më i madh lokal në Kosovë ndërmjet KF Dritës dhe KF Gjilanit do të rikthehet serish vitin e ardhshëm në aksion. /Kosovapress/


