Please enter at least 3 characters.

INSTAT: Rritja ekonomike vetëm 0.44%

2016/01/instat-rritja-ekonomike-vet-euml-m-0-44_hd.jpg

Sipas vlerësimeve të Institutit të Statistikave viti që lamë pas ishte mjaft i vështirë krahasuar me rritjen ekonomike të 2012-ës e cila kapi vlerën 1.1 për qind.

Sipas drejtorit të INSTAT Gjergji Filipi situata ekonomike e 2013 kërkon vëmendje pasi vendi ka pësuar goditje.

Sektorët që kanë dhënë kontribut kryesor në rritjen ekonomike të vendit janë industria,turizmi dhe ndërtimi i cili po ringrihet.

Ndërkohë sektori i transportit gjatë 2013 ka pësuar ulje drastike me rreth 28 për qind.

Ish-kryeministri vendit Sali Berisha ka akuzuar për falsifikim të dhënave të rritjes ekonomike dhe punësimit. Me anë të një postimi në Facebook Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe drejtorin e INSTA për abuzim me shifrat . /Telegrafi/