Please enter at least 3 characters.

Inspektohen punimet në rrugën “Mazgit – Ferid Curri” në Obiliq

Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës në Komunën e Obiliqit, Naim Shalaku, ka dalë në terren për të parë nga afër zhvillimin e punimeve në rrugën “Mazgit – Ferid Curri”.

Sipas njoftimit të Komunës së Obiliqit, në këtë segment rrugor paraprakisht është realizuar instalimi i gypave të ngrohjes qendrore në kuadër të projektit të koogjenerimit.

Pas përfundimit të shtrirjes së rrjetit të koogjenerimit, aktualisht në këtë rrugë është duke u bërë vendosja e shtresës së asfaltit.

Nga komuna bëhet e ditur se punimet në këtë segment pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në përfundimin e plotë të projektit. /Telegrafi/