Please enter at least 3 characters.

Insigne: Napoli synon titullin, Juventusi dhe Interi janë të fortë

2019/08/Insigne-Napoli-2.jpg
274:"FLORENCE, ITALY - AUGUST 24: Lorenzo Insigne of SSC Napoli celebrates after scoring the equalizing goal during the Serie A match between ACF Fiorentina and SSC Napoli at Stadio Artemio Franchi on August 24, 2019 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Lorenzo Insigne beson se Napoli "mund t'i shkojë deri në fund rrugës" këtë sezon pasi trajneri Carlo Ancelotti ka folur me ta për Scudetto që nga dita e parë.

Napoli përballet me Juventusin të shtunën mbrëma në ndeshjen e tyre të dytë të Serie A të sezonit 2019/20.

Bianconerët fituan tetë Scudetto radhazi, por Napoli, i cili ka qenë rival i tyre i madh gjatë këtyre viteve, mund ta fitojë këtë vit titullin sipas Insignes.

"Ne po jetojmë këtë javë si gjithë të tjerët", ka thënë fillimisht Insigne për Radio Kiss Kiss.

"Jemi të qetë, edhe nëse e dimë se kjo është një ndeshje shumë e përzemërt. Po mundohemi ta përgatisim atë në mënyrën më të mirë të mundshme, në mënyrë që të arrijmë një rezultat të shkëlqyeshëm".

Inisgne dhe Ancelotti (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Të kesh Sarrin si kundërshtar do të jetë e çuditshme, por ne nuk kemi pse të mendojmë më për të. Mund të mendojmë vetëm për të pasur një performancë të shkëlqyeshme".

"Shpresojmë se mund të vazhdoj rrugën që kam filluar. Interi është gjithashtu shumë i fortë, si dhe Juventusi, por ne do të përpiqemi të shkojmë deri në fund të gjitha fronteve këtë sezon".

"Trajneri na ka folur për Scudetto që nga dita e parë. Ne mund të shkojmë deri në fund të rrugës këtë sezon.

"Nëse ai po na flet për këtë, do të thotë që ai ka parë diçka tek ne që ka shkaktuar një shkëndijë. Ne mund të bëjmë diçka të shkëlqyeshme", përfundoi italiani. /Telegrafi/