Please enter at least 3 characters.

Inigo Martinez reflekton mbi arsyet e largimit befasues nga Barcelona

5:"Bardh

Vendimi i Inigo Martinez për t’u larguar drejt Al-Nassr ishte i vështirë për t’u pranuar nga shumëkush te Barcelona, përfshirë edhe tifozët e klubit. 

Qendërmbrojtësi veteran ishte një lojtar kyç sezonin e kaluar, por zgjodhi ta përfundonte aventurën e tij në Kataloni për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.

Martinez ka folur tashmë për këtë lëvizje gjatë një interviste për Jijantes. Ai pranoi se ishte një vendim shumë i ndërlikuar, por ndjen se ishte i duhuri për të.

“Nuk ishte e lehtë, duhej ta merrja vendimin shumë shpejt. Në atë moment i falënderova klubit për lehtësimin e largimit tim, jo të gjithë e bëjnë këtë”.

“E ndjeja veten si një prej tyre, e dashuroja të shkoja çdo ditë atje. Në fakt, sa herë fitonim, unë isha ai që sillte kroasantët të nesërmen”.

“Janë detaje që ndikojnë shumë në dhomën e zhveshjes. Një dhomë zhveshje shumë e re, me pak përvojë”.

“Në moshën tënde, përpiqesh t’i mbështesësh dhe gjithmonë jam ndier i dashur prej tyre”, ka thënë Martinez fillimisht.

34-vjeçari gjithashtu zbuloi arsyet e largimit të tij, duke treguar edhe bisedën që kishte me trajnerin Hansi Flick, i cili ishte në mosbesim, gjë që ishte e pritshme duke marrë parasysh deklaratat publike të trajnerit.

“Vitin e kaluar ishte më i miri në karrierën time dhe mendoja se do të ishte shumë e vështirë ta përsërisja të njëjtin nivel edhe një vit tjetër”.

“E pata bisedën me Hansin pranë njërës prej daljeve të emergjencës së avionit (në kthim nga Koreja e Jugut). Biseduam për situatën dhe trajneri mbeti i habitur. I thashë se kisha një ofertë që e konsideroja të parefuzueshme”, përfundoi ai./Telegrafi/