Please enter at least 3 characters.

Iniesta: Do befasohesha nëse Neymar rikthehet te Barça, më shumë ka gjasa të bashkohet me Realin

2018/03/Neymar-Iniesta.jpg
360:"BARCELONA, SPAIN - JANUARY 11: Neymar Jr. of FC Barcelona celebrates with his team mate Andres Iniesta of FC Barcelona after scoring his team's second goal from the penalty spot during the Copa del Rey round of 16 second leg match between FC Barcelona and Athletic Club at Camp Nou on January 11, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta beson se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, ka më shumë gjasa të bashkohet me Real Madridin se sa të kthehet në Camp Nou.

Braziliani la gjigantët katalunas për një transferim rekord botëror prej 222 milionë eurove për PSG-në verën e kaluar.

Megjithatë, që nga transferimi i tij, Neymar ka qenë i lidhur me një lëvizje të ardhshme te kampionët evropianë, Real Madridi, por edhe një rikthim te Barça.

Kapiteni i Barcelonës, Iniesta beson se transferimi në Bernabeu do të ishte më i lehtë sesa rikthimi në Camp Nou.

Neymar pëlqehet shumë nga klubi Mbretëror (Getty Images)

"Do të ishte e vështirë për një lojtar të kthehej në një klub të mëparshëm", ka thënë fillimisht Iniesta për El Larguero.

"Do të më befasonte më shumë nëse do të kthehej këtu se sa të bashkohej me Real Madridin, por do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen".

"E ardhmja e tij nuk është diçka për të cilën po mendoj - nuk ka asgjë të bëjë me respektin, por thjesht nuk mendoj për këtë".

"Kushdo që do ta nënshkruante do të ishte një nga lojtarët më të mirë në botë, por skuadra jonë është fantastike dhe ne kemi lojtarë më të mirë se të tjerët", përfundoi ylli spanjoll. /Telegrafi/