Please enter at least 3 characters.

Infantino: Pranimi i Kosovës në UEFA është në rend dite

2016/01/infantino-pranimi-i-kosov-euml-s-n-euml-uefa-euml-sht-euml-n-euml-rend-dite_hd.jpg

Gianni Infantino, sekretari i përgjithshëm i UEFA-së ka informuar se është duke u diskutuar anëtarësimi i Federatës së futbollit të Kosovës (FFK).

Të enjten do të takohet komiteti ekzekutiv i UEFA-së në Maltë, ku gjendet edhe presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

"Në rend dite është shqyrtimi i kadidaturës së Kosovës", tha Infantino.

Para pranimit të Kosovës në FIFA, ajo së pari duhet pranuar në Federatën e saj kontinentale, UEFA.

Pranimi i deritashëm i FFK-së në UEFA është bllokuar nga neni famoz nga viti 2001 i kushtëzimit të anëtarëve të ri me anëtarësim të shtetit në Organizatën e Kombeve të Bashakuara, por duket se edhe ky peng nuk do ta ndalojë më ndërkombëtarizimin e FFK-së./Sporti1.com/