Please enter at least 3 characters.

India regjistroi 145 mijë raste me coronavirus brenda një dite

2020/08/7112a6ef-357a-4be7-80f9-f31e37f5fef4.jpg
319:"Relatives and bystanders, some of them wearing protective suits line up to get oxygen cylinders for the patients outside a hospital in Srinagar, Indian controlled Kashmir, Wednesday, Aug. 12, 2020. India has the third-highest coronavirus caseload in the world after the United States and Brazil. (AP Photo/Mukhtar Khan)
2:"AP

India regjistroi të shtunën 145 mijë raste me coronavirus si dhe 794 viktima, numri më i lartë i vdekjeve në më shumë se pesë muaj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i të prekurve në Indi u rrit në 13.2 milionë, dhe njëherësh është vendi i tretë në botë me më së shumti raste.

Vendi më i goditur në botë nga pandemia është SHBA-ja, me rreth 31 milionë raste, derisa i dyti është Brazili me 13.3 milionë të prekur.

Maharshatra, shteti indian me numrin më të lartë të të prekurve, po vendos një bllokim fundjave deri të hënën, derisa tashmë ka mbyllur restorantet, qendrat tregtare si dhe vendet e adhurimit.

Bazuar në të dhënat e Worldometer, është hera e parë që India raporton ditëve të fundit nga 100 mijë raste në ditë. /Telegrafi/