Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës
Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka marrë një dënim të rëndë nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut pas incidentit të finalen e Kupës së Maqedonisë.
Komisioni Disiplinor i FFM-së i ka shqiptuar dënim të madh prej 105 mijë eurove skuadrës shqiptare nga Tetova, ku gjoba e parë për Shkëndijën erdhi një dënim prej 15 mijë eurosh për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në finale të Kupës kundër Sileksit.
Gjoba e dytë është 10 mijë euro për thirrjet nacionaliste dhe sloganet me përmbajtje fyese mbi baza kombëtare si dhe me 20 mijë euro për shkak të shfaqjes së një pankarte me përmbajte naziste.
Shkëndija gjithashtu është dënuar me 30 mijë euro dhe me përjashtim nga garat e Kupës së Maqedonisë për sezonin e ardhshëm 2026/27 për shkak të refuzimit për ti pranuar medaljet në ceremoninë zyrtare të finales dhe për shkak të sjelljes dhe mungesës së respektit ndaj personave zyrtarë dhe ekipit kundërshtarë.
Dënimi tjetër prej 30 mijë eurove dhe katër ndeshjeve pa publik ka të bëjë me mosrespektimin e himnit të shtetit, përkatësisht vërshëllimave dhe sjelljes diskriminuese gjatë finales së Kupës së Maqedonisë, e cila përfundoi me fitoren e Sileksit me rezultat 1-0. /Telegrafi/


