Incident në Gjermani, policia qëllon një person i cili kërcënoi tifozët me sopatë
16/06/2024
Teksa kanë kaluar tri ditë që nga nisja e Kampionatit Evropian 2024 në Gjermani dhe dukej se gjithçka po shkonte mirë, tani është raportuar për një incident të rëndë. Policia e Hamburgut ka konfirmuar se ka qëlluar një person që i ka kërcënuar me sëpatë pranë vendit ku tifozët holandezë janë mbledhur për ndeshjen e tyre në Euro 2024.Incidenti ndodhi në lagjen St Pauli të Hamburgut, pak para fillimit të ndeshjes mes Polonisë dhe Holandës në "Volksparkstadion ".Agresori nuk është identifikuar nga policia dhe autoritetet nuk kanë komentuar se cilat motive besojnë se çuan deri tek ky incident.


