Incident i çuditshëm, mbetet e bllokuar në një karrige shkaku i vathit në hundë - detyrohet të thërrasë zjarrfikësit për ta shpëtuar
Një grua indoneziane mund të marrë frymë përsëri lirisht pasi zjarrfikësit e shpëtuan nga “robëria e një karrige zyre”.
Gruaja ishte në punë në qytetin Bandung, Indonezi, kur hunda e saj mbeti e bllokuar në pjesën e pasme të një karrigeje, shkaku i vathit.
Bashkëpunëtorët e saj u përpoqën të ndihmonin në heqjen e vathit nga karrigia, por dështuan dhe i lajmëruan zjarrfikësit, përcjell Telegrafi.
"Incidenti nuk ishte thirrja më e çuditshme që kemi pasur ndonjëherë", tha zjarrfikësi Mochamad Alam Priabadi.
Ata u përpoqën ta lironin gruan, por përfunduan duke e çuar atë në stacionin e zjarrit ku kishin më shumë mjete për të përfunduar punën.
Në përpjekje për të lehtësuar gjendjen shpirtërore të gruas, zjarrfikësit bënë shaka për prerjen e hundës së saj ose nevojën për të përdorur një sharrë elektrike për ta liruar atë.
Pasi u përpoqën me mjete të rënda, një palë pincë e përmbushën misionin në rreth pesë minuta - dhe gruaja nuk u lëndua fare. /Telegrafi/


