Imitatori i Kim Jong-un kërcen me “tifozet” e Koresë së Jugut, para se të nxirret jashtë nga sigurimi (Video)
14/02/2018
Një imitues i Kim Jong Un që kërkonte një lidhje dashuri për Ditën e Shën Valentinit kërceu shkurtimisht me "ushtrinë e bukurive" të Koresë së Veriut në një lojë hokej në Olimpiadën e Dimrit.
Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kërcimi i tij nuk mundi të zgjaste shumë pasi u largua nga sigurimi.
Imituesi, i cili e quan veten Howard nga Australia, u paraqit në garën e hokejit të akullit të femrave në mes të Koresë dhe Japonisë të mërkurën duke veshur një mbulesë të gjatë të zezë dhe syze.
Kjo ishte paraqitja e dytë e Howard në këto Olimpiada. Ai u shfaq fillimisht gjatë Ceremonisë së Hapjes me një imitues të presidentit amerikan, Donald Trump. /Telegrafi/


