Please enter at least 3 characters.

Imami i përmendur në “Dosjen e Guantanamos”: Jam kundër al-Qaedas dhe ISIS-it, s’kam lidhje me ta (Video)

2017/03/ekrem-avdiu.jpg

Imami i Xhamisë së Mitrovcës, Ekrem Avdiu, u tha se përmendet në dosjet e Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të publikuara nga organizata WikiLeaks.

Ai mohon lidhjet që i është atribuuar, për kontakte me personat e përfshirë në terrorizëm, nga rrjeti al-Qaeda.

Avdiu madje thotë se është kundër aktivitetit të organizatave si al-Qaida e ISIS, për çka ka marrë kërcënime.

Për më shumë, ndiqeni storjen e përgatitur gazetari Halil Berisha, për Klan Kosova.