Illarmendi afër transferimit te Liverpooli
15/08/2015
Spanjolli prej kohësh është duke u kërkuar nga “Reds”, dhe sipas mediave britanike, Liverpooli është afër marrëveshje me Real Madridin për blerjen e Illarramendit.
25 vjeçari duket se nuk është në planet e trajnerit të madrilenëve, Rafael Benitezit, dhe siç raportojnë mediat në ishull, lojtari shumë shpejtë pritet t’i bashkohet “të kuqve” të Anglisë.
Kontrata e Asier Illarramendi me madrilenët është deri në vitin 2019, por duket se lojtari do të shkëpusë kontratën me “Los Blancos” për të kaluar në “Anfield”. Vlera e mesfushorit spanjoll është 15 milionë euro. /KosovaPress/


