Ilkay Gundogan 'pajtohet' të largohet nga Barcelona për t'i ndihmuar financiarisht
19/08/2024
Ilkay Gundogan nuk dëshiron të jetë problem për Barcelonën, sipas gazetarit Jordi Gil të mediumi të njohur spanjoll Sport. Gjermano-turku ka ‘pranuar’ të largohet nga klubi për t’i ndihmuar financiarisht Barcelonën.Gundogan është i treti në listën e lojtarëve më të paguar të Barçës, kështu që largimi i tij do t'i lejojë klubit të regjistrojë lojtarët e mbetur dhe ndoshta edhe të bëjë një ose dy blerje.


