Please enter at least 3 characters.

Iliri dhe Donaldi në një bashkëbisedim të qetë flasin për finalen e Big Brother VIP

2022/02/ilir1.jpg

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj gjatë gjithë kohës janë përmendur ndër favoritët kryesore për ta fituar edicionin e sivjetmë të Big Brother VIP.

Përgjatë kohës sa është transmetuar spektakli real televiziv, ata kanë qenë dyshja më e fortë dhe situata është sjellë rreth tyre duke e konsideruar njëri-tjetrin si rivalin më të madh.

Jo rrallë herë, ata janë përfshirë në debate të ashpra me njëri-tjetrin, e sidomos në periudhën kur po afron finalja e madhe.

Ndërsa gjatë ditës së sotme (e mërkurë), janë parë më të qetë duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që kanë folur për finalen, formatin dhe mënyrën eventuale të votimit.

Kujtojmë që Iliri tashmë është zgjedhur si njëri nga finalistët dhe pas tij biletën për në finale e ka marrë edhe Beniada Nishani.

Në anën tjetër, Donaldi është në konkurrim me Arjola Demirin, Monika Lubonjën dhe Einxhel Shkirën për dy vendet e mbetura për në finale. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.