Please enter at least 3 characters.

Ilir Avdyli prezantohet te Kamza

2018/01/F819B75D-CCB4-4163-AD66-483EA1627A70-696x576-e1515071810212.jpeg

Ashtu siç ishte lajmëruar prej ditësh, sot ka ardhur dhe prezantimi i portierit Ilir Avdyli.

Ish-portieri i Shkëndijës është bashkuar me skuadrën e Ramadan Ndreut.

Ishte vetë presidenti Naim Qarri i cili ka pozuar me portierin që në të shkuarën ka qenë pjesë e Tiranës në Superiore.

Pas largimit të Halilajt, Avdyli pritet të jetë gardiani i ri i kamzalinjve.

Portieri ka firmosur për një sezon me skuadrën e Kamzës.

Avdyli në Kosovë ka mbrojtur ngjyrat e KEK-ut, Ferizajt, Llapit dhe Hajvalisë. /Telegrafi/