Ilievski: Ma sillni Kozuvin
Prishtina të mërkurën pret Kozuvin në takimin e parë, para se të udhëtojë drejt Gjevgjelisë në ndeshjen e kthimit, transmeton ‘koha.net’.
“E kam thënë se për mua këto dy skuadra janë favorite për të fituar Ligën Ballkanike. E dimë se çfarë rëndësie ka kjo ndeshje për ne dhe do të përpiqemi shumë që të sigurojmë një fitore të mirë para ndeshjes në Gjevgjeli dhe që të mos kemi shumë presion atje. Mendoj se do të ketë shumë presion në Kozuvin nëse ne e bëjmë këtë”, ka thënë Ilievski.
“Në ndeshjen e fundit ndaj Craiovas, u pa që në fillim se cila skuadër e deshi kualifikimin më shumë se tjetra. Lojtarët tanë janë të gatshëm për të luajtur në mënyrë të njëjtë dhe mendoj se që nga minuta e parë do të luajmë sa më profesionalisht që të mundemi në mënyrë që të marrim fitoren si vendas”, shtoi maqedonasi. /Telegrafi/


