Please enter at least 3 characters.

Ilievski: Lojtarët treguan karakter të fortë se si mbrohen ngjyrat e klubit

2016/01/ilievski-lojtar-euml-t-treguan-karakter-t-euml-fort-euml-se-si-mbrohen-ngjyrat-e-klubit_hd.jpg

Ai ka thënë se ekipi i tij arriti që me mbrojtje të fortë ta ruajë epërsinë e krijuar në Prishtinë një javë më parë, ani pse në Gjevgjeli kishin udhëtuar për fitore.

“Kemi qenë të përgatitur për këtë ndeshje, sidomos psikikisht. Kemi luajtur mirë në mbrojtje dhe kemi ditur si ta ruajmë epërsinë e ndeshjes së parë, edhe pse për pak nuk fituam ndeshjen, siç e kishim synim. Lojtarët treguan karakter të fortë se si mbrohen ngjyrat e klubit dhe se kjo mund të arrihet vetëm nëse qëndrojmë si familje, siç edhe dëshmuan”, ka thënë Ilievski, që garanton se Rilskin, me të cilin Prishtina do të takohet në finale, e njeh mirë.

“Në finale luajmë kundër Rilskit, ekip që e njohim dhe ndaj të cilit assesi nuk guxojmë të lëshohemi në bazë të rezultateve të ndeshjeve të mëparshme”, ka thënë trajneri i Prishtinës.

Prishtina në finale do të ndeshet me ekipin bullgar Rilski Sportist. Ndeshja e parë finale do të luhet në Prishtinë më 21 prill, ndërkohë ajo e kthimit më 29 prill në Samokov, përcjell koha.net.

Në fakt, në Kosovë ëndërrohej për një finale kosovare të BIBL-it, por të martën, Peja në terrenin e vet, nuk arriti të mposhtë Rilskin, ndonëse kishte fituar një javë më parë në Bullgari.