IKSHPK, thirrje qytetarëve: Vaksinohuni dhe respektoni masat antiCOVID-19, situata epidemiologjike mund të përkeqësohet
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të marrin vaksinën antiCOVID-19, pasi mosvaksinimi përkeqëson situatën epidemiologjike në vend.
IKSHPK u bën thirrje qytetarëve po ashtu të respektojnë masat antiCOVID, si bartjen e maskave, ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e higjienës.
Lexoni të plotë thirrjen e IKSHPK-së:
Të dashur qytetarë!Vaksinohuni!Mos lejoni rrezikimin e shëndetit tuaj nga pakujdesia e disave!Kudo që hasni persona që nuk janë vaksinuar, i këshilloni të vaksinohen për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre!Ju lutemi për kujdes të shtuar!Virusi është kudo! virusi vret!Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve!Vaksinohuni!Mos e nënvlerësoni virusin! maskat! distanca! higjiena!Mosvaksinimi përkeqëson situatën epidemiologjike, rritë rastet e sëmundjes, rritë rastet e vdekjes, mbingarkon institucionet shëndetësore!Mos lejoni që nga pakujdesia e disave, të pësojnë të tjerët!Ne po punojmë për ju pa ndërprerë, andaj na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!Ne ju treguam qe 18 muaj se mund ta mbajmë nën kontroll covid-19 së bashku!Vaksinohuni!Mbani maska-shpëtoni jetë! së bashku kursejmë jetë!Është në dorën e secilit të kontribuojë në këtë situatë të rënduar dhe të bindni së paku një person të vaksinohet dhe t’i përmbahet rekomandimeve të institutit kombëtar!Andaj ju lutemi: për hir të shëndetit tuaj- vaksinohuni. /Telegrafi/


