Please enter at least 3 characters.

Ikonat e filmave aksion, rolet që shënuan sukseset e tyre të para dhe dukja e tyre e tanishme

2018/04/Expendab-1.jpg
265:"CANNES, FRANCE - MAY 18: (L-R) Jason Statham, Harrison Ford, Sylvester Stallone, Mel Gibson and Wesley Snipes attend "The Expendables 3" photocall during the 67th Annual Cannes Film Festival on May 18, 2014 in Cannes, France. (Photo by Andreas Rentz/Getty Images)
12:"Getty Images

Kur flitet për zhanrin aksion të filmave, janë disa emra që lidhen përnjëherë me këtë term, duke qenë se me vite të tëra kanë qenë aktivë në Hollywood.

Sylvester Stallone (71 vjeçar)

(Foto: Getty Images)

Roli i boksierit Rocky Balboa në filmat "Rocky" bëri që aktori të njihej botërisht.

Arnold Schwarzenegger (70 vjeçar)

(Foto: Getty Images)

"Conan The Barbarian" shënoi suksesin e parë të aktorit me origjinë austriake.

Bruce Willis (63 vjeçar)

(Foto: Getty Images)

Aktori amerikan u bë më së shumti i njohur për rolin e John McClane në filmat "Die Hard".

Dolph Lundgren (60 vjeçar)

(Foto: Getty Images)

Portretizimi i Ivan Dragos në filmin "Rocky IV" përballë Sylvester Stallones shënoi suksesin e parë të madh të aktorit suedez.

Jean-Claude Van Damme (57 vjeçar)

(Foto: Getty Images)

"Bloodsport" ishte filmi që shënoi suksesin e parë të madh të aktorit belg.

Chuck Norris (78 vjeçar)

(Foto: Getty Images)

Ai ka luajtur me Bruce Lee në "The Way of the Dragon" nga ku nisi të bëhej i popullarizuar në filmat aksion.

Wesley Snipes (55 vjeçar)

(Foto: Getty Images)

"New Jack City" ishte filmi që ia hapi dyert e suksesit aktorit të filmave aksion.

Antonio Banderas (57 vjeçar)

(Foto: Getty Images)

"The Mambo Kings" ishte filmi që shënoi fillet e suksesit të aktorit spanjoll.

Mel Gibson (62 vjeçar)

(Foto: Getty Images)

Filmat "Mad Max" shënuan momentin shpërthyes në karrierën e tij si aktor.

Harrison Ford (75 vjeçar)

(Foto: Getty Images)

Roli i Han Solos në "Star Wars" shënoi momentin e ngritjes në karrierën e aktorit.

Jason Statham (50 vjeçar)

(Foto: Getty Images)

Roli i Frank Martin në filmat "The Transporter" shënoi suksesin e parë të madh të aktorit anglez.

/Telegrafi/