Please enter at least 3 characters.

“Ik tek gruaja shtatzënë” - Gresa debaton ashpër me Mevlanin në Big Brother

2024/11/collage-5-1-scaled.jpg

Momente tensioni ka pasur edhe mes Mevlan Shabës dhe Gresa Gashit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.

Aktorja ka qenë tejet e zemëruar me Mevlanin saqë në një moment i ka thënë: "Ik shko te gruaja shtatzënë".

Kjo gjë e ka prekur konkurrentin, i cili ia ktheu ashpër Gresës, që të mos e prekë më në familje.

Foto: Screenshot/YouTube

Mevlani e quajti po ashtu të ulët dhe se i di gjërat më mirë se çfarë duhet të bëjë.

“Nuk mund të përdorësh njerëz të familjes. Si mund të thuash kështu? Është shumë e ulët”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti u surprizua mbrëmë (e hënë) nga partnerja e tij e re, e cila ia dha edhe një lajm të bukur.

Ajo ia kumtoi lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë. /Telegrafi/