IDF thotë se vrau operativë të Hezbollahut që mbanin RPG dhe goditi një raketëhedhës në Libanin jugor
IDF thotë se dje goditi dhe vrau disa operativë të Hezbollahut, të cilët ishin të armatosur me RPG dhe vepronin pranë trupave në jug të Libanit.
Pasi operativët u identifikuan nga komandot e Njësisë Egoz, Forcat Ajrore Izraelite kryen sulme ndaj operativëve dhe strukturës ku ata ndodheshin në zonën Nabatieh, "për të hequr kërcënimin për forcat", thotë ushtria, transmeton Telegrafi.
Në një incident të veçantë, trupat e Njësisë Shumë-Domenesh goditën dhe shkatërruan një raketëhedhës të Hezbollahut që ushtria thotë se "paraqiste një kërcënim për forcat".
Të premten, Izraeli, Libani dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje trepalëshe që synonte hapjen e rrugës për një marrëveshje më të gjerë paqeje midis dy kombeve të Lindjes së Mesme.
Ushtria izraelite publikoi pamjet e këtij sulmi ajror që la të vrarëe operativët e Hezbollahut të mbështetur nga Irani. /Telegrafi/
במטרה להסיר את האיום: צה"ל חיסל מחבלי חיזבאללה חמושים ב-RPG ותקף משגר במרחב נבטיה
כוחות יחידת אגוז בפיקוד אוגדה 36 זיהו אתמול מספר מחבלים חמושים ב-RPG מארגון הטרור חיזבאללה, שפעלו במרחב נבטיה בסמוך למרחב הביטחוני בו פועלים כוחות צה"ל בדרום לבנון.
מיד לאחר הזיהוי, חיל האוויר… pic.twitter.com/5trowGJfY6
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) June 28, 2026


