IDF-ja shfaq pamje të një prej tuneleve nëntokësore të Hamasit, nëpër të ecë zëdhënësi i ushtrisë izraelite
Forcat Mbrojtëse të Izraelit të njohura si IDF, kanë njoftuar dhe publikuar një video ku shihet sesi zëdhënësi i IDF-së izraelite Daniel Hagari, ecë në njërin nga tunelet nëntokësore të Hamasit.
Madje sipas izraelitëve ky tunel ka daljen drejt spitalit Rantisi në qytetin e Gazës, që prej mbi një muaj vazhdimisht po bombardohet, transmeton Telegrafi.
Në pamje shihet Hagari duke treguar se ku fshihen militantët e Hamasit, dhe thekson se ata po mbajnë peng shumë izraelitë që u morën gjatë sulmit të 7 tetorit.
Në video Hagari tregon sesi këto tunele maskohen në lagje të banuara me civilë, dhe që Hamasi i shfrytëzon civilët si mburojë për të sulmuar izraelitët.
Aty shihen edhe biberon të fëmijëve, shtretër e gjësende tjera, ndërsa nën tokë ka edhe predha dhe municion të kalibrit të ndryshëm që Hamasi e përdor kundër izraelitëve. /Telegrafi/


