Please enter at least 3 characters.

Ibrahimovic shënon golin e parë pas rikthimit te Milani, sulmuesit nuk i ka humbur klasi

2020/01/ibra-1-1.jpg

Zlatan Ibrahimovic ka gjetur golin e parë me fanellën e Milanit, pas rikthimit në San Siro.

Ylli suedez befasoi të gjithë duke vendosur të rikthehet në Milani në moshën 38-vjeçare.

Megjithatë, Ibrahimovic ka shtrirë ndikimin e tij menjëherë duke gjetur shpejt edhe golin e parë.

Pas disa minutave të luajtura në ndeshjen me Sampdorian, suedezi startoi sot (e shtunë) ndaj Cagliarit duke tundur edhe rrjetën.

Sulmuesi shtatlartë ka shënuar një gol me klas me të majtën, duke quar epërsinë 0-2 në minutën e 64-të të ndeshjes. /Telegrafi/