Please enter at least 3 characters.

“Ibra është bërë një ‘kalimtar rasti’ te Unitedi”

2016/10/ibra-2-e1477493288483.jpg
256:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 23: Zlatan Ibrahimovic of Manchester United takes a throwin during the Premier League match between Chelsea and Manchester United at Stamford Bridge on October 23, 2016 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Legjenda e Arsenalit, Ian Wright, e ka kritikuar Zlatan Ibrahimovicin duke thënë se ai është bërë thjesht një ‘kalimtar rasti’ në fushë kur luan për Manchester Unitedin.

35-vjeçari shënoi pesë gola në gjashtë ndeshjet e para me Djajtë e Kuq, mirëpo në shtatë takimet pasuese ka realizuar vetëm një gol.

Ibrahimovic deri më tani ka shënuar shtatë gola në total për Unitedin.

Heroi i Topçinjve mendon se Ibra po luan po aq keq sa Wayne Rooney, i cili po e humb vendin e startuesit në formacionin e Jose Mourinhos.

“Zlatan Ibrahimovic duhet ta analizojë veten... Ibrahimovic është një lojtar i shkëlqyer, por nuk po luan aspak mirë në krahasim me fillimin e sezonit”.

“Ai nuk ka arritur të më bindë se do t’i ndihmojë skuadrës për t’i ndryshuar gjërat. Ai është një kalimtar”, ka deklaruar Wright për BBC Radio 5 Live. /Telegrafi/