Please enter at least 3 characters.

IAEA shqetësohet për sigurinë e objekteve bërthamore të Ukrainës

2022/03/OKL7IXBG4JM2XB72LKUHW7CTHM-scaled.jpg
245:"FILE PHOTO: A general view shows the New Safe Confinement (NSC) structure over the old sarcophagus covering the damaged fourth reactor at the Chernobyl Nuclear Power Plant in Chernobyl, Ukraine November 22, 2018. REUTERS/Gleb Garanich/File Photo
7:"REUTERS

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) është "shumë e shqetësuar" për "sigurinë e objekteve bërthamore [të Ukrainës]", tha drejtori i përgjithshëm i grupit.

Rafael Mariano Grossi tha se "nevoja për të parandaluar një aksident bërthamor bëhet më urgjente çdo ditë që kalon", në një deklaratë duke u kërkuar autoriteteve të lejojnë ekspertët dhe pajisjet e IAEA të vlerësojnë reaktorët bërthamorë të Ukrainës, raporton theguardian.

Rusia mori kontrollin e termocentralit të braktisur të Çernobilit në shkurt dhe të martën Ukraina paralajmëroi se kontrolli rus po pengonte përpjekjet për të kontrolluar zjarret në pyje brenda zonës së Çernobilit.

Ukraina ka 15 reaktorë bërthamorë, disa prej të cilëve tani janë nën kontrollin rus, dhe Grossi tha se IAEA shpreson të dërgojë ekspertë për të “siguruar sigurinë dhe sigurinë e objekteve të saj bërthamore dhe për të parandaluar rrezikun e një aksidenti të rëndë që mund të kërcënojë si njerëzit ashtu edhe mjedisin".

Ndryshe, Rusia tashmë ka marr nën kontroll objektin e reaktorit bërthamor, i cili në të kaluarën kishte shkaktuar katastrofa mjedisore pas shpërthimit në vitin 1986. /Telegrafi/