Please enter at least 3 characters.

Ia uron vetës ditëlindjen, kërkon nga të tjerët ta urojnë të jetojë mbi nëntë miliardë vite! (Foto)

2016/08/Ia-uron-vetës-ditëlindjen-në-mënyrë-bizare-dhe-kërkon-tia-urojne-mbi-nente-miliarde-vjet-foto.jpg

Në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi bizare, që e shfaq një poster të vendosur afër një objekti që është duke u ndërtuar.

E tëra që dihet është se ai quhet Rakesh dhe po ia uron vetes ditëlindjen, transmeton Telegrafi.

Burri i me syza dhe këmishë me vija, shihet i ulur pranë tavolinës ku ndodhet edhe një telefon.

“Ju lutem më uroni 9849583066 vjet”, shkruan në këtë urim bizar, që Rakeshi i bëri vetës.

“Pse jo, kur nuk të uron askush, duhesh t'ia bësh qefin vetës”, është një koment lidhur me këtë ngjarje të pazakontë. /Telegrafi/